Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore priti në takim lamtumirës zëvendësshefin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s

Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT ), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli priti sot në një takim lamtumirës zëvendësshefin e  Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s  në FSK, kolonelin turk  Ilyas Seyfi  Altikanoglu .

Me këtë rast, gjeneral Hazrolli e falënderoi kolonelin Ilyas  për angazhimin dhe kontributin e treguar gjatë periudhës së shërbimit  të tij  në FSK,  duke i uroj gjithë të mirat si në punë ashtu edhe në familje. Ai gjatë fjalës  së tij, të mbajtur me këtë rast, vlerësoi lart  mbështetjen e madhe dhe të pakursyer të kolonelit Ilyas dhe të  shtetit turk për FSK-në në të gjitha fushat, si në trajnime, pajisje dhe mbështetje strategjike.

Ndërsa,  koloneli  turk shprehu falënderimin e tij ndaj gjeneral Hazrollit dhe FSK –së në përgjithësi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që patën ndërmjet veti, duke nënvizuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje në mbështetjen, ngritjen dhe profesionalizmin e FSK-së.

Në fund, gjeneral Hazrolli si shenjë falënderimi i dhuroi mirënjohje kolonelit Ilyas për kontributin e tij në FSK,  duke i thënë se do të jesh  gjithmonë i mirëseardhur si mik  i yni  në Kosovë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO