Zbulohet lapidari i kapiten Sahit Goxhuli në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta

Sot, me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të kapiten Sahit Goxhuli, në një ceremoni të organizuar nga Brigada për Reagim të Shpejtë (BRSH), në fshatin Makërrmal të  Komunës së Skenderajt, është bërë zbulimi i lapidarit të tij.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin: shefi i Shtabit i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) kolonel Naim Haziri, komandanti i BRSH-së, kolonel Xhevahir Geci, kryetari i Komunës së Skenderajt,  z. Sami Lushtaku, përfaqësues të OVL/ UÇK-së, familjarë të familjes Goxhuli, oficerë e nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe bashkëluftëtarë e bashkëfshatarë të Sahitit.

Nga të pranishmit u shqua lart kontributi që ka dhënë kapiteni Goxhuli për vendin dhe institucionet tona.  Kolonel Geci, gjatë fjalës  së tij të mbajtur me këtë rast tha se : “Sahiti ishte njeri i tri etapave, UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai i kushtoi një jetë të tërë çlirimit të vendit, lirisë dhe ndërtimit të forcës për të cilën populli ynë punoi dhe sakrifikoi ndër shekuj. Gjatë viteve të shërbimit në FSK, Sahiti ishte shembull për të gjithë, me  gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës sonë, ishte shembull me  profesionalizmin, punën, disiplinën dhe angazhimin në zbatimin e misionit dhe detyrave të caktuara”.

Ai shtoi se; “ Edhe sot, një vit pas humbjes së shokut dhe kolegut tonë, kujtimi për të mbetet i freskët ashtu siç mbetet e freskët edhe vepra e tij në shërbim të atdheut tonë”.

Kurse në emër  të OVL/ UÇK-së, Faton Klinaku, me një fjalë rasti rikujtoi kontributin e Sahitit për çlirimin e vendit, duke theksuar sidomos pjesëmarrjen e tij në shumë aksione ushtarake në të gjitha ofensivat e zhvilluara gjatë luftës në territorin e Drenicë.

Për të vlerësuar  kontributin  e kapiten Sahit Gogjulit gjatë luftës dhe karrierës  së tij  shumëvjeçare,  kolonel Geci e dekoroi me “Medaljen e Karrierës”.

Gjithashtu mirënjohje për veprën dhe kontributin  e Sahit Gogjulit ndau edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.

Kurse lapidari Sahit Gogjulit i është ngritur me iniciativën e kolonel Xhevahir Gecit dhe mbështetjen e z. Sabit Gubetinit, pronar i “Granit  Mermer Kosova”. Z. Gubetini për kontributin  e tij në ngritjen e këtij lapidari  i ndanë mirënjohje  U.D i KOMBRSH dhe OVL e UCK-së.

Kapiten Sahit Goxhuli ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Drenicës, ku është shquar për kontributin e tij për lirinë e vendit. Pas përfundimit të luftës veprimtarinë e tij në shërbim të vendit e vazhdoi duke shërbyer si ushtarak i devotshëm me vlera dhe standarde të larta në Gardën e Kosovës të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Pas shuarjes së TMK-së Sahiti është rekrutuar në FSK, ku ka shërbyer nga 21 janari i vitit 2009 deri më 10 gusht të vitit 2016, atëherë kur edhe ndërroi jetë.

Vlen të theksohet se për nder të kontributit që ka dhënë kapiten Sahit Goxhuli gjatë shërbimit të tij në Brigadën e Reagimit të Shpejtë, BRSH ka organizuar Turnir Memorial në Futboll të Vogël, ku në lojën finale me ftesë nga U.D.  KOMBRSH kanë qenë mysafirë dhe familjarë të kapiten Sahit Goxhulit.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO