Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n
Prishtinë, 8 mars 2010
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n si të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in dhe NATO-n në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje të plotë me kriteret e NATO-s dhe me ndihmën dhe nën mbikëqyrjen e mekanizmave të theksuar më lartë.
Çështjen e diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen legjitime të Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së tanimë e vlerësojmë të tejkaluar.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe NATO-n dhe do të kryejnë detyrat e veta në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës.