Minoritarët në Lypjan dhe Fushë-Kosovë të interesuar për aplikim në FSK
Ministri i MFSK-së Z. Fehmi Mujota, sot së bashku me gjeneralmajor Kadri Kastratin, shefi i Ekipit Këshillues të NATO-s, Z.Alisteri, zyrtarja për komunitete dhe bashkëpunëtorë, pati një takim pune në komunën e Fushë-Kosovës dhe të Lypianit, ku u takua me kryetarët e të dy komunave z. Berisha dhe z. Buja, si dhe me drejtorë të departamenteve, ku temë e vaçant ishte fushata për sensibilizimin rreth aplikimit sa më shumë të rinjëve në FSK.
Të dy kryetarët shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku me MFSK, rreth sensibilizimit te të rinjëve e sidomos të minoritarëve, për tu bërë pjesëtarë të FSK-së.
Ata shprehën kënaqësin se kanë një bashkëpunim të mirë me Ministrinë e FSK-së, dhe kanë bërë shumë vizita, me karakter të sensibilizimit, si; në shkolla, teren dhe vende të tjera publike.
Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, z.Fehmi Mujota fillimisht ka përshëndetur të dy kryetarët, për punën që po bëjnë për të mirë të qytetarëve të komunës së Fushë-Kosovës dhe të Lipjanit, pa dallime etnie, gjinie dhe religjioni, si dhe i ka informua për rrjedhën e fushatës rreth aplikimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Mujota tha se jemi në fazën e zhvillimit të sukseshëm të FSK-së, kjo ështe një fazë shumë e rëndësishme për FSK-në, jemi në fushatën e rekrutimit e cila deri tani ka shkuar shumë mirë, janë bërë përgatitje të mira, së bashku me KFOR-in, përmes publikimeve të fletushkave, shtypit, publikimit të spoteve televizive, medieve të shkruara dhe atyre elektronike, vizitave në teren, takimeve me qytetarë, por kemi angazhuar edhe grupe mobile, të cilët çdo ditë janë në terren, kudo në Kosovë. Interesimi është shumë i madh, deri më tani kanë aplikuar mbi 4000 veta, dhe fushata vazhdon deri më 12 mars 2010.
Interesimi i pjesëtarëve të komuniteteve është më i madh, se deri më tani, dhe kjo na gëzon, dhe ne presim aplikimin edhe më shumë të komunitetet pakicë dhe tek femrat për të qenë një konkurrencë sa më e madhe dhe sa më cilësore, në mënyrë që të kemi mundësi ti përzgjedhim më të mirët për të qenë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, e sidomos të pjesëtarëve të komunitetit serb, u shpreh ministri i FSK-së, Z. Fehmi Mujota.
Një punë të madhe në këtë drejtim, ka bërë edhe zyra për komunitete. Ministri Mujota potencoi se të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesëtarë të FSK-së, duhet të plotësojnë kriteret dhe standardet e përcaktuara dhe ata më të mirët do të jenë pjesë e Forcës të Sigurisë të Kosovës, që po ndërtohet mbi baza e kriter të standardeve të NATO-s.
Shefi i ekipit këshillues të NATO-s, Z.Alisteri, i cili tha se një angazhim të veçantë po bëjnë ekipet e përbashkëtata të KFOR-it dhe të FSK-së, në fushatën për aplikimin e të rinjëve që janë më të mirët, dhe në këtë drejtim e kemi edhe mbështetjen ndërkombëtare për ta ndërtuar një oraganizatë multietnike.
Se fushata për regrutimin e të rinjëve po ecën mirë, dëshmon edhe fakti se, sot në Lypjan kanë aplikuar edhe tre pjesëtarë të minoritetetit serb dhe gjithashtu interesimi i tyre është në rritje, njoftoi kryetrai i komunës së Lypjanit, z. Shukri Buja, i cili kërkoi që një ekip mobil të angazhohet edhe në Janjevë dhe në Grackë, vendbanime këto të banuara me komunitete; serbe, kroate, rome e të tjera. Z. Fehmi Mujota i siguroi të dy kryetarët z. Berisha dhe Buja se do të angazhoj ekipet mobile në teren: Grackë të Vjetër, Janjevë, Fushë-Kosovë, fshatin Kuzmin e të tjera, ku është më se e nevojshme të punohet në këtë drejtim, si rast i mirë për të sensibilizua pakicat për të konkurua sa më shumë në Forcën e Sigurisë të Kosovës.

