Lajme dhe aktivitete
Ministri i FSK-së Agim Çeku udhëtoj për një vizitë zyrtare, në NATO-Bruksel
Prishtinë, 23 maj 2013 - Me ftesë të Zëvendës Sekretarit Gjeneral të NATO-s, ambasadorit Aleksandër Vershbow, sot, ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, z. Agim Çeku së bashku me komandantin FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, udhëtuan për në Bruksel, ku nesër, do të zhvillojnë takime të shumta me personalitetet më të larta të NATO-s. më shumë
Bashkëpunim i mirë ndërmjet FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë
Prishtinë, 21 maj 2013 - Një delegacion i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), në kuadër të marrëveshjes bilaterale të nënshkruar në mes Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Gjermanisë, për vitin 2013, zyrtarisht, ka qëndruar për një vizitë në Gjermani, që nga data: 13-18 maj 2013. Delegacioni i Ministrisë së FSK-së, gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, ka realizuar edhe një vizitë pune, në Drejtorinë e Planifikimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në Bon, ku u pritën nga drejtoresha e këtij departamenti, Min Dirigin dhe kolonel Funke. më shumë
Certifikohen 92 pjesëtarë të FSK-së, pas një trajnimi Gjenerimi i Forcës
Prishtinë, 14 maj 2013 - Pas një trajnimi katër mujor të ashtuquajtur Gjenerimi i Forcës të Batalionit të Tretë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, në Mitrovicë, sot, zyrtarisht u bë certifikimi i tyre. më shumë




